Tre studentë janë plagosur te Universiteti Ekonomik i Tiranës dhe janë dërguar në spital pas një
sherri masiv që besohet se ka ndodhur të hënën.
“Neësbomb” shkruan se dy persona kanë hyrë në ambientet e
fakultetit dhe janë konfliktuar me
studentët duke i ofenduar ata dhe rrahur keq.
Motra e njërit prej studentëve të lënduar ka treguar se dy personat u futën në mësim me pretendimin se i ka dërguar dekania.
Ajo vijon më tej duke thënë, se dy prej djemve nuk kanë duruar dhe kanë ngritur zërin, pasi këta persona kishin filluar të shanin vajzat.
Vajza shton, se jashtë ambienteve
studentët janë përballur me një grup prej 20 personash që kanë kaluar direkte në përleshje fizike dhe vëllai i saj ka përfunduar me fraktura.
Faktikisht
sherri ka ndodhur në ambientet e një godine shtetërore te QSUT, ku po zhvillojnë mësimin
studentët e “Ekonomikut”, pasi godina e
fakultetit është në rikonstruktim.
Studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë.
Shtuar më 05/11/2019,
ora 10:42