Plas sherri pas artikullit të Qosjes, Buzhala: Rama vetëm s*ks nuk ka bërë me Vuçiç!
Artikulli i fundit i akademikut Rexhep Qosja ka shkaktuar shumë zhurmë në median shqiptare.

Urrejtje me pasoja të mëdha”, kështu titullohet artikulli i akademikut Rexhep Qosja, në të cilin ai flet duke përmendur me emra portalet dhe televizionet në Kosovë që propagandojnë sipas tij urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ndërsa një artikull i tillë ka nxitur reagime të shumta në një kohë tepër të shkurtër.

Diçka më shumë se një orë më parë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka publikuar artikullin e akademikut në "Facebook" ndërsa shkruan “Hallall” dhe e quan atë kuptimplotë.

Reagimi i Ramës:

Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij.

POR… Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!

Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”, shkruan Rama, ndërsa poshtë komentit të tij publikon artikullin e Qoses.

Ja statusi nga Rexhep QOSJA:

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Reagimi nga Berat Buzhala

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala u është kthyer ashpër Ramës dhe akademikut Qosja që për këtë të fundit thotë se kur iku nga Kosova e ka rruajtur mjekrën në Bllacë që të mos e njihnin autoritetet serbe si dhe ka veshur një pallto gruaje.

Buzhala ka reaguar me tre statuse të njëpasnjëhme në Facebook në të cilët përmend marrëdhëniet e Ramës me Aleksandër Vuçiçin si dhe veprimet e akademikut Rexhep Qosja gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Reagimi i parë i Buzhalës:

Akademiku Rexhep Qosja e pasku sulmu Gazeten Express dhe Televizionin 7, qe sipas tij, po propagandojne kunder Shqiperise, po ngjallin urrejtje kunder ketij shteti, me shume se sa Rankovici dhe Milloshevici 🤦‍♂️

Te mbushet mendja qe Qosja gjate kohes se Rankovicit dhe Milloshevicit ka qene duke u dergjur neper burgjet serbe. Ne fakt nuk ka qene neper burgje, ka qene duke i sherbyer me devotshmeri atij regjimi dhe shokut Tito. Ka qene nifar lavire intelektuale e Fadil Hoxhes dhe Titos.

Per me teper, se kush ka qene Qosja mundeni me e lexu ne ilustrim numer 2, pas vdekjes se Titos.

Eshte kenaqesi kur te sulmon Qosja. Befasisht e sheh veten ne nje grup me Kadarene dhe me Ibrahim Rugoven. Qysh ka thane Franklin Delano Roosevelt: “Ju ftoj te me gjykoni ne baze te armiqve te mi”. Shume mire qe je njeri prej tyre.

Ti i ke sherby cdo pushteti, pervec pushtetit paralel te Ibrahim Rugoves, atehere kur me se shumti kemi pase nevoje per unitet. Ne ate moment ti u rreshtove kunder popullit, i cili pas çlirimit ta tregoi vendin, kur ti dhe partia e jote i moret diku ne mes 1 dhe 2 per qind te totalit te votave, kurse ai te cilin ti e shpalle tradhtar mbi 60 per qind.

Urrejtje me pasoja të mëdha”, kështu titullohet artikulli i akademikut Rexhep Qosja, në të cilin ai flet duke përmendur me emra portalet dhe televizionet në Kosovë që propagandojnë sipas tij urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ndërsa një artikull i tillë ka nxitur reagime të shumta në një kohë tepër të shkurtër.

Diçka më shumë se një orë më parë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka publikuar artikullin e akademikut në ‘facebook’ ndërsa shkruan “Hallall” dhe e quan atë kuptimplotë.



Shtuar më 18/02/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori