Plas sherri në Tiranë, nipi me kaçavidë e xhaxhai me armë zjarri
Pëlqej
Një sherr ka ndodhur natën e kaluar në periferi të Tiranës.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona, xhaxha e nip për shtetasit A.L., 39 vjeç, banues në Kamëz dhe F.L., 21 vjeç, banues në Kamëz, (nipi dhe xhaxhai).

Kjo, pasi rreth orës 17:00, në rrugën "Agllai Tako", pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve S.P., 22 vjeç banues në Babrru me 39-vjeçarin A.L., nipi i tij e ka goditur me kaçavidë, ndërsa shtetasi A.L., dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri në ajër dhe drejt tij.

22-vjeçari S.P., pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për kapjen e dy autorëve të dyshuar. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori