Plas sherri në "Opinion", ja debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj (VIDEO)
Në jo pak raste emisioni "Opinion" është kthyer në shesh beteje mes palëve, ku idetë mbrohen me mish e shpirt, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes, që sherri bëhet edhe i ashpër.

Mbrëmjen e djeshme, dy analistët Andrea Stefani dhe Preç Zogaj janë përplasur ashpër në emisionin “Opinion”. Stefani e ka akuzuar Zogajn se është spiun, ndërkohë që ky i fundit i ka thënë se ka vendim gjykatë se është i pafajshëm.

Andrea Stefani: Ti ke qënë spiun dhe nuk je analist. Ti nuk ke lidhje me analistët.

Preç Zogaj: Kam një vendim gjykate këtu, që e kam marrë me vete dhe nëse vazhdon të flasësh më, do ta ngul mu në lule të ballit, more vesh! /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2015, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori