Plas sherri në Kuvend, Ruçi kërcënon me tone të ashpra Bashën
Pëlqej
Ashtu siç pritej ka nisur me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës, seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit të ushtruar në hyrje të godinës ndaj deputetëve të opozitës, kryetari Gramoz Ruçi nuk ka lejuar të flasë Edmond Spahon.

Spaho ngriti shqetësimin për ekstradimin e Nazer Seitit, i akuzuar si financieri i bandës së Habilajve, por Ruçi e ka konsideruar si temë jashtë rendit të ditës, duke i ndërprerë fjalën.

Ky vendim shkaktoi pakënaqësi te kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili u ngrit nga vendi i tij për t’i kërkuar Ruçit t’i kthejë fjalën deputetit Spaho.

"Mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak po të them. Bëj liderin. Mos i prek punonjësit e gardës", iu drejtua Ruçi-Bashës.

Ruçi: Uluni poshtë, kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës, zapton foltoren për më shumë se dy minuta kryetari i Kuvendit i tërheq vëmendjen dhe e paralajmëron për marrjen e masës për përjashtimin, jam në kushtet e plotësimit të kohës 2 minuta, uluni poshtë.
/albeu.com/


Shtuar më 01/02/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori