Plas sherri në komisariatin në Lezhë, shefi dhe polici grushta njëri-tjetrit
Pëlqej
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur sot në komisartiatin e Lezhës ku 2 efektivë policie kanë përfunduar duke u zënë me grushte me njeri-tjetrin.

Me sa duket Oficeri i PatrullësPërgjithshme me iniciale N.SH. ka goditur me grushte efektivin e PatrullësPërgjithshme M.M, i cili ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Për ti ndarë kanë ndërhyrë të tjerë efektivë, por policia e Lezhës nisi një procedim disiplinor për dy protagonistët.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se:

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori