Plas sherri në Këshillin kundër Tahirit, socialistja thumbon keq prokuroren
Prej disa orësh po vazhdon me vrull diskutimi në Këshillin e Mandatëve ku po fliten në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pala e maxhorancës ka replikuar ashpër me prokurorinë duke e akuzuar se po bën një arrestim duke u bazuar në lajme portalesh. Debati mes tyre vazhdon ndërkohë deputetja Hysi i kutonte prokurores Imeraj doktoraturën.

Hysi: E kam me prokuroren që ka mbrojtur doktoraturën, a do pranoni ju që në bazë të thënieve në gazetë, ende pa e lexuar materialin, të krijoni bindjen e mjaftueshme?

Imeraj: Nuk po e marr pyetjen si intimiduese se në fakt më keni dhënë mësim. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje, as të dyzuar. Prokuroria ngre akuzë, është gjykata që del me vendim përfundimtar. Kjo nuk lidhet me atë cfarë unë mendoj por me atë të grupit hetimor.

Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë lëndë narkotike në territorin italian, as pak 4 tonë në territorin tonë.

Ruçi: Deputet të lutem mos i ndërhy prokurores! As palës mbrojtëse.

Imeraj: Lënda narkotike që është sekuestruar pa i hyrë detajeve të tjera për kanabizimin e gjithë territorit të Shqipërisë, i qëndrojmë kërkesës së bërë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori