Plas sherri mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës në Kuvend
Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ndodhet në komisionin hetimor për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të CEZ.

Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse sipas tij është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën.

Pas debateve mes Ristanitdhe Balles ka hyrë për të dëshmuar Shkelzen Berisha, ku ka pasur edhe përplasje mes tyre.

Berisha ka refuzuar sërish që të betohet, duke kërkuar një kërkesë paraprake, që është refuzuar nga Balla.

Aty ka nisur më pas dhe debati.

DEBATET
Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.
Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror…

Javën e kaluar dështoi dëshmia e Shkëlzen Berishës, pasi ai refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialisët me argumentin se Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori