Plas "sherri" mes gazetarit dhe komentatorit: A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo?
Pëlqej
E tensionuar ka qenë mbrëmja e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili. Të ftuar kanë qenë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetari Artan Hoxha.

Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit.

Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta.

“A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? Ti mendon se unë kam mik presidentin e Federatës?A ke logjikë apo jo, si flet kështu? Unë kam shok presidentin e federatës sipas teje. A je në rregull nga trutë e kokës apo jo. Si u futkam unë pa asnjë kontroll”, tha Shakohoxha.

Ndërsa Hoxha ka dhënë përgjigjen e tij, duke e shpjeguar atë që tha.

“Ballisti e kishte minimumi 7 vjet burg me akuzat e ngritura ndaj tij, por pati lëshimë. Nuk është se nuk ka funksionuar vetëm për Ballistin ligji. Edhe mua më mbajti prokuroria telefonin për një vit”. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori