Plas sherri mes Bleros, Labit dhe Getinjos: Merru pak me muzikë!
Këngëtarët Blero Muharremi, Labinot Tahiri dhe Getinjo janë përfshirë në një debat publik. Gjithçka nisi pas një deklarate të Labit në një emision kosovar, ku tregoi arsyen pse kënga “Let kallet kjo dynja” është anuluar.

Kënga ishte parashikuar si projekt në bashkëpunim me Bleron dhe Getinjon, por sipas Labit nuk u realizua sepse Blero nuk e donte Getinjon.

“Me mua nuk ka shaka sepse çdo kush e ka riskun e tij dhe kur vjen puna te nënçmimi nuk e lejoj askënd as të nënçmojë dhe as të nënçmoj dikë. Dëgjojeni historinë kur e kam anuluar klipin Let Kallet Kjo dynja që ishte me Getinjon dhe Bleron. Arsya ishte që Blero nuk donte ta linte Getinjon në klip dhe unë e kam prish krejt punën e klipit se thash ose të tre, ose asnjëri. Getinjos suksese”, ka shkruar Labinot Tahiri në “Instagram”.

Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Getinjo, i cili mbështeti publikisht Labin duke postuar intervistën e tij në “Instagram” dhe duke shkruar: “Ashtu është siç e ke thënë ti”.

Mirëpo kundërpërgjigja e Bleros ishte e ashpër. Ai e akuzoi Labin se gjithë këtë po e bën për të dalë mirë, ndërsa e këshilloi të merret me muzikë.

“Po më duket mua që paske harruar. Mu desh të të ktheja përgjigje sepse ma dërgun linkun ku paske fol për këtë projekt, unë ti dhe Getinjo. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e di bota, gjë që nuk është e keqe por në këtë rast jo e drejtë. Ktheva përgjigje zyrtare sepse paske fol ti. Përndryshe dalim para kamerave flasim Lab i nderuar. Të kisha këshilluar me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi”, u kundërpërgjigj Blero.

Një përgjigje ai ja ktheu edhe Getinjos që mbrojti Labin. Sipas Bleros, Getinjo nuk i di të gjitha detajet e kësaj historie sepse në rast të kundërt do të mendonte ndryshe.

“E sa për info, ndoshta Getinjo më mirë që nuk i di të gjitha gjërat dhe vazhdon të mendojë ashtu. Ndonjëherë nëse takohemi të tregoj edhe versionin tim. Mos dil me mbështetje publike sepse sa di ti nga versioni i Labit, aq po flet. Nëse të tregoj një gjë unë ty, atëherë nuk do të mendosh më njësoj. Nuk i di të gjitha gjërat. Me kaq dua ta mbyll këtë debat”, shkroi Blero Muharremi në “Instagram”.
Shtuar më 20/01/2020, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori