Plas sherri me krushqit në mes të dasmës, plagoset 21-vjeçarja me armë
Pëlqej
Një ngjare e pa zakontë, por jo e pa njohur për realitetin shqiptarë ka ndodhur sot në Paskuqan ku ka plasur sherri në mes të dasmës me krushqit.

Mësohet se sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur aksidentalisht një 21-vjeçare.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar autori e plagosjes, të cilit i është sekuestruar edhe arma e krimit. Efektivët e policisë kanë ndaluar edhe 4 prej personave të përfshirë në sherr.

Ndërkohë vajza e plagosur, e identifikuar si Blerina Nela, është dërguar në Spitalin e Traumës, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 03/08/2014, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori