Plas sherri live në studio: Mos më trash zërin mua!
Një debat i ashpër u zhvillua mes Pano Sokos dhe Artan Shkrelit teksa po diskutonin për rindërtimin.

Debati në "Open" nisi kur Soko tha me ironi që zonja e familjes Përgega të futet në burg se po ndërtonte pa leje.

Pjesë nga debati:

Soko: Ju thoni e ka ndërtuar pa leje. Shko merre fute në burg se po ndërton pa leje. Në burg ta fusësh si jo, se po na shkatërron perandorinë.

Kur doni ju e respektoni procedurën, kur nuk ju intereson i shkelni procedurat.

Shkreli: Po shkeli ligjin po, ti thua të ndërtojë pa leje ajo..
Soko: Ore ti të kërkosh falje 1 mijë herë ore mos më trash mua zërin këtu.

Shkreli: Ajo të thotë faleminderit se ka marrë lekë nga shteti.
Soko: Ja dhe nga xhepi ti?

Shkreli: Injorant, ia dha shteti.

Soko: Kujt i thua injorant more….

Shkreli: Po këtu po flet si injorant, ose do që t’ia ngresh nervat panelit.
Soko: Kush është paneli more, ti?
Shtuar më 26/11/2020, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori