Plas pederastia në mes të Athinës, pleqtë grek shfryjnë epshet me djemtë nga Siria (VIDEO)
Pëlqej
Televisioni rus Russia Today ka bërë publik një realitet të dhimbshëm nga kriza e refugjatëve sirianë në Greqi.

"Drogë, seks dhe refugjatë" është titulli i investigimit të tyrë në sheshet kryesore të Athinës, të cilat janë mbushur me refugjatë të pashpresë si edhe të moshuar që kërkojnë të shfryjnë epshet e tyre seksuale mashkull me mashkull kundrejt 10 eurove, të cilat siç thotë edhe i intervistuari i televizionit, nuk dalin as për bukë.

"Unë jam 17 vjeç dhe kam ardhur këtu prej Turqisë gjatë muaj më parë. Mjafton të qendrosh i ulur vetëm diku në një cep dhe ata të vijnë e të bëjnë oferta të çuditshme. Rasti që më ka shokuar më shumë ishte njëherë kur dikush më pyeti nëse isha i uritur. Unë i thash po dhe ai më tha hajde hamë bashkë dhe flasim. Unë nuk isha i mësuar me këto dhe kur shkuam tek shtëpia e tij, hyra për të bërë dush, kur një moment ai erdhi dhe mu hodh sipër"., - shprehet djaloshi, përcjell Albeu.com.

Një tjetër tregon se nuk kanë se me çfarë të jetojnë aty duke u detyruar të bëjnë gjithfarë gjërash për vetëm 10 euro.

E gjithë historia zhvillohet në sheshin "Omonia" të Athinës, ku sipas Russia Today është qendra e shitjes së drogës dhe seksit në kryeqytetin grek.

Për më tepër, ndiqni investigimin në video. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori