Plas në Velipojë: Doshi dhe Sterkaj i ankohen Ramës për deputetët e PS
Nuk ka kaluar qetë mbledhja në Velipojë që Rama organizoi me drejtues të bashkive të Veriut.

Mësohet se gjatë mbledhjes Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për emërimet e drejtorëve në Shkodër duke thënë se nuk janë pyetur nga deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e drejtorëve të rinj.

Rama i ka kërkuar të dy palëve që të ulen bashkë, duke thënë se kur ai ulet me Metën dhe Berishën, pse ata nuk ulen me njëri-tjetrin?

"Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?", mësohet të jetë përgjigjur Rama.
Shtuar më 20/09/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori