E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Plas në PD pas pranisë së Çollakut në memorialin e Erdoganit: Shkoi me kokën e tij, nuk përfaqësoi PD-në
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dënon ashpër ngritjen e memorialit në nder të viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, i cili ndodhet tashmë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

I ftuar në A2 CNN, Bogdani tha se vendimi nuk ka të bëj me miqësinë mes dy popujve, por është “tregues që Shqipëria po i largohet Evropës dhe po i afrohet lindjes”, me një formë “vasaliteti dhe heshtje” për të cilën Bogdani fajëson edhe mediat shqiptare, nga momenti që ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, dhe doli nga Zëri i Amerikës”.

Në heshtje dhe “të shitur” sipas tij janë dhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, por edhe policia ndërtimore, nga momenti që “pa një vendim të posaçëm të Këshillit të ministrave ose të Bashkisë, ai është thjesht një ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe praninë e Kreshnik Çollakut, për të cilin Bogdani tha se nuk përfaqëson PD-në.

“Gabim shumë i rëndë, por jam i bindur qe ai ishte aty personalisht dhe jo si përfaqësim i Partisë Demokratike”.-tha ndër të tjera Bogdani.

Më parë, Çollaku ishte shprehur se ka shkuar i ftuar nga ambasada e Turqisë në Tiranë.

Kreshnik Çollaku është nga të paktët në PD që ka lidhje të forta personale me qarqe të partisë së Erdoganit në rajon duke u bërë shpesh zëri i tyre për çështje të caktuara. Ka prej atyre demokratëve që e shohin Çollakun si investim të kësaj partie në PD duke u larguar kështu gjithnjë e më tepër nga SHBA-të dhe Perëndimi.
Shtuar më 16/08/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori