"Plas" në PD, ish-ministri i Berishës kërcënon Topallin e Imamin
Ish-ministri i PD-së hedh hije dyshime për të shkuarën e hershme dhe afatmesme të kritikëve të Lulzim Bashës.

Ish-ministri Gjana i kërkon kreut aktual të PD-së që të hapë ‘kutinë e zezë’ të atyre që po e kritikojnë.

Sipas tij, sa kohë ata ishin në pushtet vunë pasuri marramendëse dhe se edhe sot bëjnë jetë luksi nga favoret e pushtetit, shkruan GSH.

Jemin Gjana këshillon ish-liderin e PD-së Sali Berisha që secilin prej tyre t’i thërrasë dhe t’u thotë: “Mjaft, deri këtu, ju njoh gjithsecilin prej jush…”.

Z.Gjana, çfarë roli duhet të marrë ish-kreu i PD-së Sali Berisha me qëllim zgjidhjen e krizës brenda PD-së?

Z.Berisha ka bërë një zgjedhje të vetën duke mbajtur një qëndrim neutral. Gjysmë deklarimet e tij janë bërë publike dhe nuk jam në brendësi të atyre që nuk janë publike.

Por mendoj që ca gjëra mund t’u thotë disa prej kolegëve. Në mos në mënyrë publike, le t’i thërrasë secilin në mënyrë më të ngushtë dhe t’u thotë: mjaft, deri këtu sepse dimë disa gjëra për njëri-tjetrin.

Ju përmendet debatin e Topallit me Berishën, por sot atë e shohim bashkë me Imamin…

Janë bërë bashkë për inat të Lulzim Bashës. Por këtu gabojnë sepse dimë shumë gjëra për ta. Ndaj duhet të vetëpërmbahen. /albeu.com/


Shtuar më 02/07/2017, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori