Plas në Kuvend, Rama mbrohet nga gardistët kur afrohet Basha
Pëlqej
Vazhdojnë debatet në Kuvendin e Shqipërisë ku kryeministri Edi Rama është rikthyer me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit.

Rama akuzoi sërish Bashën për fotografinë e publikuar mbrëmë, duke deklaruar se personi që ishte në foto, ka qënë i pranishëm në çadrën e lirisë.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi, por të cilës Rama me tone të ashpra i ka kërkuar të pushojë dhe të mos e ndërpresë.

Në momentet e tensionit është çuar nga fundi i Kuvendit Basha i cili ka tentuar të shkojë të marrë fjalën, ndërkohë që Rama po fliste në foltore.(video min. 19:03)

Në atë momente janë mbledhur punonjësit e gardës, të cilët Rama u ka kërkuar të mos afrohen, por kjo e ka penguar Bashën të afrohet drejt Ramës dhe është kthyer në karrige.

Rama:: Personi që ka qënë në foto me Blendi Klosin ka qënë në çadrën e Lirisë.

Monika Kryemadhi flet nga vendi

Rama:Pusho, pusho ti!

Rama:Na prishët e shokët( i drejtohet Bashës për LSI)

Basha çohet nga fundi i Kuvendit për të shkuar në foltoren ku flet Rama

Rama: Pse u cove, ku po shkon?

Rama: Çuna, mos u afroni, ikni ju! ( kryeministri i drejtohet gardistëve)

Rama:Ulu atje, nuk kam mbaruar!

Basha dorëzohet dhe ulet sërish në vend

Rama-Berishes: Malli është ndjenjë njerëzore Sali, Sali, e kapi papritur një mall dhe me erdhi përballë dhe u emocionova, por unë nuk e lija ta merrte fjalën para teje, para teje unë atij nuk ia lija fjalën.

Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP po të mos merrje fjalën ti. ia dhe fjalen? fjalen e ke. /albeu.com/



Shtuar më 13/10/2017, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori