Plas në Kuvend: More budalla, ballistët hanin pula, por ju keni ngrënë koka njerëzish
Nuk ka kaluar pa tension seanca e sotme plenare në Kuvend, ku në një moment ka patur replika mes deputetit të majtë Spartak Braho dhe deputetit demokrat Adriatik Alimadhi, i cili ka ardhur prej Partisë së Ballit Kombëtar.

Në një moment Braho shprehet se Ballistët kanë ngrënë pula gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjë e cila shkaktoi reagimin e Alimadhit.

“Nuk e di por mendoj që këtu ka intelektualë, njerëz të zgjuar, këtu ka historianë. Por të biem kaq poshtë, në nivelin e këtij budallai këtu që s’di asgjë për historinë.

Kur ky zotëria thotë që ballistët hani pula a e kuptoni çfarë thotë. Po ju keni ngrënë koka njerëzish more. Po ju se dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Keni vrarë 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Po ju nuk dini asgjë nga historia.

Qëllimisht nuk e lejoni historinë. Qëllimisht ia bëra pyetjen zotit Tufa: A keni ju mundësi ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e këti studimi të këtij instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, pra të themi vitet 1941, ‘42, ‘43, ‘44.

Sinqersiht jam kryetar i Ballit Kombëtar. Nuk pranoj asgjë çfarë është bërë nga historia e deritanishme. Por në qoftë se ju, ose një historian del e më jep një dokument të vetëm që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, BK ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jap dorëheqjen në këtë parlament”- tha Alimadhi.
Shtuar më 23/05/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori