Ethet për regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit, Meta takohet me Berishën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ish kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Dje Partia e Lirisë publikoi  listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Meta ka theksuar se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.

Sakaq pritet hapi i radhës i  Berishës, nëse do të bëjë negociata me forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

 


Shtuar 10.03.2023 11:26