Plas me armë në mes të Lushnjës, qytetarët tmerrohen nga të shtënat
Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve pak minuta më parë në mes të qytetit të Lushnjes.

Mësohet se dy të rinj fillimisht janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, por sherri nuk ka mbaruar me kaq duke bërë që të nxirren edhe armët.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 22:15 në shëtitoren e hyrjes veriore të Lushnjes.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.

shtënat kanë shkaktuar panik në qytet duke bërë që banorët të mbyllen në shtëpitë e tyre.
Shtuar më 15/06/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori