Plas me armë në Laprakë, arrestohen 2 persona dhe një gazetar në detyrë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, tek Pallatet Malaiziani pranë qendrës tregtare Casa Italia.

Mësohet se ka pasur përplasje me armë mes dy grypeve, dhe për këtë shkak 2 persona janë shoqëruar nga policia. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura, dhe as detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Policia është treguar tepër e rezervuar dhe nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur, ndërsa për shkak se po filmonte është shoqëruar për në polici për rreth një orë, dhe gazetari i Fax News Bekim Bici.

Shtuar më 19/07/2019, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori