Plas majtas, Gjylameti thumbon Daden pasi tha se Rama duhet të ikë
Pëlqej
"Rama duhet të largohet, jo që të vi PD, por që PS të ketë një ekip vërtet përfaqësues.

Vendi po shkon si mos më keq. Jam dakord që vendi të ketë një qeveri socialiste. Dhe jam kundër sloganeve të Ramës që 'Edi Rama e vetmja alternativë'. Ka të rinjë dhe nga ata me përvojë që mund ta zëvendësojnë Ramën".

Kjo ishte deklarata e Arta Dades tek Babaramo që shkaktoi mërzi në të majtë duke sjellë edhe reagimin e Blerina Gjylametit, e cila i thotë Dades se ka shkuar shumë larg dhe se duhet të pijë një kafe me socialistët.

Reagimi i Gjylametit

E dashur Arta!

Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete.

Do thuash ti s'kam folur për PS po për Edi Ramën!

Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona...

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe, se në kohën e Saliut?

Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë!

Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish.

Përqafime, Blerina.
Shtuar më 12/02/2019, ora 10:19