Plas "lufta" mes socialistëve, Tahiri thumbon Ramën me fjalët e tij (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama dhe Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm gjenden në një situatë të "sikletshme".

Akuzat për implikim të Tahirit në trafikun e drogës dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentar, solli përmbysjen e raporteve të mira mes tyre.

Pas plasjes së skandalit, Rama u tërhoq dhe mbajti një profil të ftohtë përballë furtunës që kaloi dhe po kalon ende ish-ministri.

Ndërkohë që flitet se Tahiri është drejt arrestimit, sot në Kuvendin e Shqipërisë ai i dha një mesazh Ramës dhe opozitës.

"Nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë"- tha Tahiri kur doli nga Kuvendi.

Po kjo shprehje aspak e përshtatshme për një ish-ministër nuk është përdorur vetëm nga ai.

Kjo është shprehje e famshme e përdorur nga kryeministri Edi Rama vite më parë ku thoshte se: " Nuk ka bir nënë e bir kurve të vijë tmë kërkojë lekët mua..." /albeu.com/



Shtuar më 19/04/2018, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori