Plas "live" mes Murrizit dhe Mërtirit: Me këto batutat 2 lekëshe ik rrej katundarët e Myzeqesë
Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashper mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri gjatë një debati politik në emisionin Open.

Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës për "mbylljen" e listave të hapura, debati kaloi në nivel personal, ku analisti iu kundërvu deputetit Murrizi duke i thënë se me batutat e tij 2 lekëshe mund të mashtrojë vetëm katundarët e Myzeqesë.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqesë

Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhabete se s’të shkojnë fare.

Murrizi: Ore i bëj me ty unë

Mërtiri: Po bëj ca të duash.

Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hiç

Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argument është dobësi.

Murrizi: Po ça po të thash personale unë.
Shtuar më 29/09/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori