Plas keq në Kuvend, Noka-Ramës: S’ke b*thë ti heqësh fjalën Berishës
Pëlqej
Debatet e ashpra në Kuvend kanë detyruar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin të shtyjë seancën parlamentare deri në orën 17:00.

Debatet nisën që më heqjen e fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, gjë e cila ka acaruar së tepërmi demokratët që kanë pushtuar foltoren.

Ka qënë Flamur Noka që ka kërkuar fjalën pas Berishës, duke dashur t’I dalë në krah por Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar dhe ka lajmëruar deputetin Rrokaj të marrë fjalën.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Noka i cili nuk ka kursyer as ofendimet në drejtim të Ruçit dhe Ramës.

Debati i plotë

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.

Noka: Fjalën për procedurë

Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë

Noka:Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar

Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë

Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar

Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës

Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel
rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori