Plas keq në emision, demokrati i kujton Elisa Spiropalit "orgjitë" në parti
Pëlqej
Debati në emisionin "Open" ka përfunduar në sherr e fyerje mes deputetit demokrat Salianji dhe asaj socialiste Spiropali.

Debati i cili duhet të ishte në lidhje me Vettingun ka përfunduar në sulme personale, provokime dhe ofendime mes tyre.

Ndër të tjera, Salianji i drejtohet asaj duke i përmendur "orgjitë" brenda partisë.

Pjesë nga debati i nxehtë:

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po c’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Duke u marrë gjakun shqiptarëve, cili është Skënderbeu këtu, ky që ka futur kriminelët në parlament. Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 mln euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish.

Salianji: Këto diskutoni këto, me Skenderbe nuk bëhesh dot

Spiropali: Je mashtrues. Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë cështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve. Shikoni origjitë që bënit në "Mjaft" dhe në "G99". /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori