Plas keq në Dibër, militantët debatojnë me Xhaçkën dhe Ramën
Nuk ka kaluar pa përplasje të forta mbledhja e Partisë Socialiste në në Dibër, ku e pranishme ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e deleguar për të mbuluar këtë qark.

Sikundër raportohet përplasjet mes anëtarëve socialistë dhe drejtuesve të forumeve të kësaj partie, përfshi këtu edhe kryebashkiakut Muharrem Rama dhe ministres Xhaçka, kishin të bënin me punësimet.

Burimet bëjnë me dije se pothujase gjysma e anëtarëve të pranishëm në mbledhje kanë akuzuar drejtuesit e PS se nuk kanë mbajtur premtimet, një prej të cilëve është ai i punësimeve.

Në qendër të kritikave ka qenë kryebashkiaku Rama, të cilit i kanë kërkuar llogari mbi emërimet e kryera në institucionin që drejton, duke pretenduar se ato i përkasin një tjetër subjekti politik, që sot nuk është në koalicion me PS-në, PDIU-ja.

Sipas burimeve, gjatë takimit ministrja Xhaçka është munduar të qetësojë anëtarët socialistë, duke premtuar se do të shqyrtojë pretendimet e ngritura prej tyre. Por edhe ky premtim i Xhaçkës nuk ka qetësuar të pranishmit, ndërsa i kanë kujtuar se e njëjta gjë i është thënë edhe nga i deleguari i mëparshëm, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Shtuar më 18/01/2018, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori