Plas keq mes Ramës e gazetares në Opinion: Mbylle gojën kur flas unë!
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku fillimisht foli gjatë për makinat që përdor dhe më pas u fut në temën e vetme për të cilën dëshiron të flasë, operacionin propagandistik që e ka quajtur “Kap ça të kapësh”.

Rama ka vijuar të tregojë arrogancën ndaj gazetarëve, duke i thënë Klodiana Lalës se duhet të pushojë së foluri kur flet ai.

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Edi Rama: Ky ishte shpjegimi, e dhashë, të pëlqen mirë, stë pëlqen..
Shtuar më 13/02/2020, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori