Plas keq mes Kryemadhit dhe Ngjelës: Nuk jam injorant unë, s'jam Rama
Tensioni në sallën e Kuvendit gjatë fillimit të javës së sotme është zhvendosur edhe në studiot televizive.

Përballë në Top Story mbrëmë ishin Monika Kryemadhi dhe Spartak Ngjela, të cilët nuk kursyen edhe debatet e forta me njeri-tjetrin.

Ngjela argumenton se ka një ligj organik që përcakton qartë si zgjidhet prokurori i përkohshëm në rast kur nuk është formuar KLP.

Por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi se nuk ndan të njëjtin mendim.


Debati në studion e Top Story:

Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk është në shkelje me Kushtetutën. Ku e gjen të drejtën ti të prekësh sovranitetin e Kuvendit.

Nuk ceket ajo, apo keni parë Albin Kurtin. Ajo nuk preket. Maxhoranca sa herë të dojë e shkel ligjin, ti mund ta çosh në Gjykatën Kushtetuese, çoje në Strasburg. Nuk e çojnë dot në gjykatën Kushtetuese se nuk fitojnë.

Ka një ligj organik që thotë se në rast kur nuk funksionon KLP, me votim të thjeshtë del një Prokuror i përkohshëm.

Kryemadhi: Nëse e mban mend debatin, ne kemi shkruar edhe afate. Kjo u bë që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ngjela: Po mos shko me…Po të duan të shkojnë, unë them që s’ka shkelje kushtetuese. Unë jam profesionist, mos më di Ramën mua. S'jam Rama unë. Ja u kanë marrë Prokurorin e Përkohshëm me lojë të madhe amerikanët.

Kryemadhi: Avokat të mos bëjmë konspiracion tani. Oo avokat ti votove për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ti, ti, ti, ke votuar

Ngjela: Ç'më duhet mua të votoj

Kryemadhi: Epo mbylle gojën atëhere mos na bëj si avokat i madh. LSI është e vendosur që reforma në drejtësi të bëhet çdo ditë e më shpejt.
Shtuar më 21/12/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori