Plas grushti në PS-në e Peqinit, gjakoset kryetari i njësisë
Kryetari i Njësisë Administrative Gjocaj në Peqin, Bilal Hasa mësohet se është konflikuar me disa persona në ambientete jashtme të selisë së Partisë Socialiste, aty ku ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.

Ende nuk dihen specifikisht shkaqet e këtij konflikti, por burimet bëjnë me dije se ato kanë lidhje më procesin zgjedhor për kryesinë e PS-së në Peqin.

Kryetari i PS-së u zgjodh Madrid Sula, ku ka qenë prezent edhe vet kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Mësohet se konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve ku krye procesi zgjedhore, ndërkohë që të gjithë eksponetët e Partisë Socialiste, përfshirë dhe Ballën kanë qenë larguar.

Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende te forta nga disa persona me mbiemrin Maçi të cilët dyshoheshin se njiheshin me herët mes tyre, por janë edhe kushurinj të parë me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Hasa ka refuzuar fillimisht të dëshmoj për policinë por pas bërjes se rastit publik është detyruar të japë versionin e tij mbi ngjarjen.

Aktualisht i lënduari është duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit nga ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për blutë. Policia vijon hetimet për këtë rast ndërsa zyra e shtypit pranë deputetit Taulant Balla ka refuzuar të prononcohet për median pasi ngjarja sipas tyre ka ndodhur jo në ambientet e selisë së PS-së.
Shtuar më 10/01/2020, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori