EMRAT/ E rëndë në Shkodër, vriten babë e bir, një natë më parë u dogjën shtëpinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir.

Mësohet se mbrëmjen e kaluar viktimave u kanë djegur shtëpinë persona të paidentifikuar në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Ata kanë shkuar ditën e sotme për të parë banesën e djegur dhe persona të paidentifikuar i kanë qëlluar dhe i kanë lënë të vdekur në vend.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, teksa nuk dihet ende shkaku i krimit të rëndë.

 


Shtuar 29.06.2023 17:51