Plas debati në KLP: "I kemi parë të gjitha poshtërsitë, e vërteta ju djeg"
Ditën e sotme KLP ka zgjedhur 15 emrat kandidatë për SPAK. Gjatë takimit, ka plasur edhe debati mes Adriatik Alimadhit, Bushkës she Ulsi Manjes.

Pjesënga debati

Alimadhi: Informacioni që na keni dhënë nuk është i plotë me atë që lexoi Zoti Shameti.

Bushka: Më duhet të them që pikënisja e kësaj nisme ka nisur te rezoluta për vleresimin e raportit të Institutit për krimet dhe pasojat e komunizimit ne Shqipëri. Çdo detyrë e këtij instituti ka të bëjë me periudhën nga nëntori i 1944 e më pas.

Alimadhi-: Keni mendësi komuniste.

Bushka: Ka nevojë për një saktësim te këtij formulimi.

Alimadhi- Në arkivin e shtetit i keni të gjithë krimet që kanë bërë kriminelët komunistë dhe partizanë. Ju nuk e doni këtë periudhë. A vini ju nga partia komuniste? Çfarë të keqe ka ta studiojmë këtë periudhë? Çfarë të keqe ka që studiohet unë jam ballist, kam marrë të gjithë kritikat. I kemi parë të gjitha poshtërsitë. Nuk ka asnjë gjë të keqe të dalë e vërteta, Çfarë të keqe keni? Ju doni të degradoni tërësisht sepse nuk po jua jepni të drejtën shqiptarëve që të dinë të vërtetën. E vërteta komuniste ju djeg shumë.

Shtuar më 16/07/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori