Plas debati mes Abilekajt dhe Qefalia: E keni pyetur Ramën si e bëri pasurinë
Debatet vazhdojnë në Open në Top Channel mes Abilekajt dhe deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Debati ka nisur kur deputeti Qefalia tha mos të ndërhyhet në hetimin që po bëhet.

“Ju gazetarët jeni të aftë sa gjeni edhe autorin. Ju kërkoj të mos ndërhyhethetim“,- tha Qefalia.

“Po jam dakort me zotin Qefalia. Nuk duhet ndërhyrë në hetim. Ti thojë Ramës mos të hyjë në hetim”– tha Abilekaj.

Rama nuk na ndërhyrë. Ja dëgjoje fjalën e tij- vijoi më tej Qefalia.

“E keni pyetur ndonjëherë Ramën si e bëri shtëpinë se një herë thotë e kam bërë nga emigracioni dhe një herë nga gruaja”- ndërhyri Abilekaj, ndërsa deputeti Qefalia po citonte fjalën e Ramës në Parlament.
Shtuar më 07/11/2019, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori