Rusia nuk ndalet, sulmon me raketa depon e naftës në Kharkiv dhe një stacion treni

Një bazë e magazinimit të karburantit në Kharkiv është shkatërruar nga raketat ruse, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të Kremlinit.

Forcat ruse shkatërruan gjithashtu disa pajisje ushtarake ukrainase dhe armë të huaja në një stacion hekurudhor në të njëjtin rajon.

Sulmi vjen vetëm disa orë pasi zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se guvernatorët rajonalë në Luhansk, Donestk dhe Kharkiv po këshillonin njerëzit në zonë të largoheshin nga frika e sulmeve ruse.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, është shkatërruar nga bombardimet pothuajse të vazhdueshme nga trupat ruse në javët e fundit, duke detyruar shumë nga banorët e rajonit të largohen nga shtëpitë e tyre./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 20:37