Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person?
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, pasditen e sotme.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (25 tetor), në afërsi të Triportit si pasojë e një konflikti.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identitetet e të përfshirëve në ngjarja, por paraprakisht mësohet se dy persona fillimisht janë konflikuar dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëvem, ku njeri prej tyre mbeti i plagosur.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 25/10/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori