Një person është plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit në lagjen "11 janari" në
Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku
35-vjeçari">
35-vjeçari i identifikuar me incialet M.Rr u plagos me armë në këmbë.
Ai ka përfunduar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po
punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po
punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 18:58