Plas arma në Durrës pas sherrit mes të rinjve, në kërkim "i forti"
Një ngjarje e cila mund të kishte pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person i identifikuar me inicialet A.V ka qëlluar me armë zjarriajër.

"Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.S dyshohet se ka qëlluarajër me armë zjarri", informon policia.

Sipas burimeve nga vendngjarja, 4 persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek "Ura e Dajlanit".

Tre persona janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro S. i cili ka qëlluarajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

Shtuar më 02/07/2020, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori