Planit të Ahtisaarit mund t’i bëhen modifikime
Albeu.com
Zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit tha dje se si Rusia ashtu edhe Serbia kishin shqetësimet e tyre lidhur me planin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të propozuar nga negociatori Martti Ahtisaari, ndërkohë që nuk përjashtoi modifikimet e mundshme për t’ju përgjigjiur këtyre shqetësimeve.“Atë që po bëjmë përpjekje ta bëjmë ne si bashkësi ndërkombëtare, e sidomos evropianët, është të punojmë me rusët, të punojmë me serbët për të shqyrtuar shqetësimet e tyre”, tha zëdhënësi Sean McCormack. McCrmack tha se edhe gjatë diskutimeve që kishte zhvilluar sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice me pushtetarët rusë në Moskë, ata kishin bërë disa sugjerime për disa gjëra që mund të shtohen, apo të modifikohen në planin e Ahtisarit e që mund të jenë të dobishme. “Ne do t’i kemi parasysh këto propozime, mirëpo thelbi i planit Ahtisaari është i rëndësishëm dhe ne mendojmë rruga më e mirë mbi bazë të të cilit duhet të ecë procesi i rezolutës në Këshilin e Sigurimit”, tha ai. McCormaack parashikoi zhvillimin e diskutimeve mbi rezolutën në Këshillin e Sigurimit gjatë javëve të ardhshme. “Është koha të zgjidhet çështja e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë amerikane, duke tërhequr vërejtjen se status quoja po të lejohet të vazhdojë do të rezultojë në një dhunë më të gjerë dhe më të madhe në rajon.
Shtuar më 23/05/2007, ora 15:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori