Planifikohet themelimi i nje kanali televiziv ne gjuhen serbe
Albeu.com
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Peter Feith dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kanë kërkuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Hans-Ditera Shtajnbah, që personalisht të ndihmojë në themelimin e një TV kanali në gjuhën serbe, i cili ...... do të mbulonte të tërë Kosovën, kanë thënë të martën mediet serbe duke u mbështetur në një komunikatë të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.
Qëllimi është që më 2010 të themelohet një TV kanal për qytetarët e Kosovës të cilët flasin gjuhën serbe. Ndërkaq si çështje e rëndësishme në planin e punës së grupit iniciues do të jetë marrëveshja për statusin institucional dhe atë juridik të TV kanalit të ardhshëm, thuhet në komunikatë, sipas medieve serbe.
Shtuar më 10/02/2010, ora 04:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori