Plani urbanistik, Vasili: Hap i rëndësishëm për kryeqytetin
Miratimi i planit urbanistik të kryeqytetit është cilësuar si një moment i rëndësishëm për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili. Në një konferencë për mediat, Vasili ka theksuar se është bërë një investim i cili shkon përtej mandatit të një mazhorance politike



Besoj se plani me qëndrueshmërinë që garanton por edhe me mundësitë konkrete për të shumëfishuar sipërfaqet e gjelbëruara i ka dhënë përgjigje edhe këtij problemi shumë të rëndësishëm, edhe nga pikëpamja sociale por mbi të gjitha shëndetësore dhe për të ardhmen e breznive të reja që lindin e rriten në qytet, pse jo edhe për ata që në moshë të shtyrë kalojnë vitet e tyre në këtë qytet dhe ku vulnerabiliteti i tyre kërkon një qytet gjithnjë e më të shëndetshëm” theksoi Vasili.



Duke vijuar me tej ai u shpreh se Bashkia e Tiranës por edhe politika në tërësi duhet të ecë me këtë dimension të ri të konsultimit të vazhdueshëm me shoqërinë civile e qytetarët, pasi vetëm në këtë mënyrë veprat e menduara e të ideuara do të jenë në shërbim të tyre.


Besoj se kemi hyrë në një fazë të re. Qyteti i njeh se cilat do të jenë zhvillimet e tij të ardhshme. Qytetarët janë tashmë më shpresë mëdhenj, pasi presin që qyteti i tyre të ketë një dimension gjithnjë e më shumë evropian dhe gjithnjë e më shumë hapësira e volume ku ata të ndërtojnë jetën e tyre por edhe për gjeneratat që do të vijnë. Besojmë se është bërë një investim i cili shkon përtej mandatit të një mazhorance politike, shkon për një të mirë afatgjatë të qytetit dhe besoj se edhe në të ardhmen veprime të tilla që qëndrojnë gjatë në kohë duhet të përbëjnë mënyrën e të punuarit për qytetin dhe vendin në tërësi” shtoi Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori