Plani për vrasjen e Bashës alarmon Nishanin, SHISH-in dhe policinë
Duket se ndaj Lulzim Bashës ka patur një kërcënim serioz për eleminimin e tij fizik, gjë e cila ka vënë në alarm organet e sigurisë në vend, siç janë Shërbimi Informativ Shtetëror dhe policia.

Mësohet se deri më tani është vënë ne dijeni Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas Blendi Fevziut, informacioni për planin e eleminimit fizik të Lulzim Bashës duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

"Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend”- shkruan Fezviu.

Sipas tij, asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet.

I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin"., - shkruan ai.

Eleminimi i Lulzim Bashës do të destabilizonte vendin në një situatë delikate siç jemi tani para zgjedhjeve, por edhe kur opozita është duke protestuar para zyrave të kryeministrisë. /Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori