Plani i veprimit, Bregu: Integrimi varet nga ne
Plani i veprimit për integrimin e vendit ka mbledhur në një takim konsultativ përfaqësuesit e posaçëm të vendit tonë dhe ato të BE-së. Në fjalën e hapjes, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se një takim i tillë ka si qëllim që të shohë ecurinë e Shqipërisë përkundrejt realizimit të rekomandimeve të BE-së.


“Ka pritshmëri të madhe për progres-raportin. Integrimi lidhet ngushtësisht me plotësimin sa më mirë të detyrimeve. Megjithatë duhet të theksojmë se integrimi është një proçes që varet nga të gjithë ne”, vuri në dukje Bregu.

Ndërsa Sequi vuri në dukje faktin se tashmë është koha që të plotësohet marrëveshja politike, duke përfshirë përfundimin e reformës zgjedhore dhe atë të rregullores së Kuvendit.

“Sikurse e ka thënë komisioneri Fyle, bashkëpunimi i rëndësishëm dhe axhenda europiane duhet të jetë pjesë e axhendës kombëtare, të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile. Mirëpres progres-raportin për planin e veprimit të rishikuar, ky raport ka arritje, por rezultatet duhet të vazhdojnë”, u shpreh Sequi. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori