Plani i Serbise: Kosova nje nga shtate rajonet serbe
Albeu.com
Sipas një projekti të përgatitur nga qeveria aktuale serbe, që nga viti 2013 Kosova do të jetë një nga shtatë rajonet e Serbisë! Kështu shkruan në Strategjinë e Zhvillimit Hapësinor, e cila do të jetë bazë për rajonalizimin e Serbisë dhe për ndryshimet kushtetuese.Siç shkruan shtypi serb, këtë e ka paralajmëruar edhe presidenti serb Boris Tadiq, i cili në një takim të partisë së tij, ka thënë se ky dokument "është program politik i zhvillimit të Serbisë në 11 vitet e ardhshme".

Sipas kësaj strategjie, Serbia do të ketë këto rajone: Vojvodina, Beogradi, Serbia Perëndimore, Serbia Lindore, Serbia Qendrore, Serbia Jugore dhe Kosova (nuk përmendet Metohia). Një projekt të ngjashëm e kishte hartuar edhe partia e ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica në vitin 1998, por për Jugosllavinë e atëhershme.

Autori i atij projekti, akademiku Nenad Joviçic, një nga autorët e Memorandumit famëkeq të Akademisë serbe, Kosovën e shihte në dy rajone nga gjithsej 13 rajone sa parashihte projekti i tij. (qik)
Shtuar më 02/06/2009, ora 20:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori