Sot 76-vjeç, Sali Berisha zbulon edhe sa kohë do të jetë pjesë e politikës në Shqipëri

“Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani…”

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë fund dyshimeve rreth përfshirjes së tij në politikën shqiptare.

Pavarësisht moshës, Berisha duket i palëkundur për të qenë pjesë e politikës, duke deklaruar se do të jetë pjesë për aq kohë sa do të ketë fuqi.

I ftuar në emisionin “Now”, me Erla Mëhillin një natë më parë, Berisha tha se në të vërtetë nëse Partia Demorkatike do të kishte fituar, ai do ta dorëzonte mandatin.

Deklarata e Berishës:

Nëse PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet… të them të vërtetën, unë do ta dorëzoja mandatin, nuk kisha më…

Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, ndaj qeverisë dhe shoqërisë, tani PD-ja në qeveri, e kam thënë dhe e them prapë, unë kamxhik i opozitës në parlament nuk qëndroja, sepse nuk më takon ajo mua, kjo do të ndodhte.

Ju e keni parë që unë nuk bërë asnjë orë të vetme fushatë. Tani me këtë unë kam një “come back”, një rikthim. Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani.

Gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse anti-komfrontizëm. Kam denoncuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar dhe do vazhdoj ta bëj.

Absolutisht jo, nuk është paaftësia e udhëheqjes së PD-së. Më ka mbajtur në politikë, denoncimi i nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 08:29