Plani i Ahtisarit një kompromis i balancuar, nëse preket një pjesë kërcëno
Pëlqej
Albeu.com
Plani i Ahtisarit është një kompromis i balancuar dhe nëse preket një pjesë e tij, mund të kërcënohet i tëri, thotë zëdhënësi i zyrës së UNOSEK-ut, Remi Durlo. Plani i Ahtisarit është i vetmi plan i qëndrueshëm dhe mbase i vetmi i mundshëm në kuadër të kornizave të përcaktuara nga Grupi i Kontaktit.Nuk ka ndonjë plan ose zgjidhje tjetër reale në tavolinën e Këshillit të Sigurimit, përveç planit të Ahtisarit, ka deklaruar Durlo për BBC-në. Gjithashtu ai ka vlerësuar se janë shteruar të gjitha mundësitë për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk ka shpresë për përparime në çfarëdo bisedime shtesë e të drejtpërdrejta mes palëve. I pyetur nëse ka mundësi që të bëhen ndryshime brenda planit apo të shtohet diçka brenda tij, Durlo tha se "plani është hartuar me kujdes të madh dhe është balancuar me kujdes". Por sipas tij, "nëse dikush do të bëjë ndryshime atëherë duhet bërë me një vëmendje të posaçme", sepse siç tha, "ky plan është një kompromis, dhe një kompromis i balancuar, çfarëdo që të preket mund të prishë balancën dhe të kërcënojë tërësinë e tij". Duke folur për turneun diplomatik të Marti Ahtisarit, të cilin e fillon sot, Duroli tha se shefi i tij po udhëton shumë gjatë këtyre ditëve, që siç tha, "jo domosdoshmërisht në ndërlidhje me planin e tij, por natyrisht se ai po e shfrytëzon çdo mundësi që ta promovojë dhe ta sqarojë planin e tij".
Shtuar më 07/05/2007, ora 14:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori