Plani "djallëzor" i shqiptarit, fshehu 30 kg drogë me destinacion Selanikun (VIDEO)
Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 30 kilogram e dyshuar kanabis sativa, teksa në pranga ka përfunduar poseduesi Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi” A6 me targa AA960PN, të cilin 29-vjecari drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kilogram lëndë e dyshuar kannabis sattiva.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Selanikun. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërsa vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë.
Shtuar më 30/01/2017, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori