"Plani B" për Kosovën, sipas Frankfurter Algejmane Cajtung
Pëlqej
Albeu.com
E përditshmja gjermane "Frankfurter algejmane cajtung" në një artikull konstaton se zgjidhja për statusin e Kosovës pothuajse është e sigurt se nuk do të arrihet me marrëveshje, andaj BE duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përgatitet për një zgjidhje e cila në aspektin ndërkombëtar-juridik nuk do të ishte aq precize."Plani B" nënkupton që kosovarët të shpallin pavarësinë, në parim të përkrahin planin e Ahtisarit dhe që t'i njohin SHBA-të dhe shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian. Për dërgimin e misionit të Unionit në Kosovë, i cili ka kohë që është i gatshëm, do të mjaftonte rezoluta e Kombeve të Bashkuara 1244 nga viti 1999. Rusia tani është e vetëdijshme se nuk mund të bllokojë zgjidhjen", parashikon "Frankfurter algemajne cajtung".
Shtuar më 22/11/2007, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!