Plane të reja mes Shqipërisë dhe Kinës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi rama është takuar sot në Kinë me homologun e tij kinez Li Keqiang. Gjatë takimit janë diskutuar një sërë projektesh konkrete që përbëjnë një potencial të madh bashkëpunimi mes dy vendeve.

"Me kryeministrin kinez Li Keqiang për të diskutuar një sërë projektesh konkrete që përbëjnë një potencial të madh bashkëpunimi mes dy vendeve, në kushtet e situatës së re të paqes në rajon si edhe të vullnetit politik në gjithë rajonin për të shkruar së bashku një kapitull krejt të ri bashkëpunimi ekonomik e tregtar." shkruan Rama ne profilin e tij ne Facebook.

Ndersa kreu i qeverisë kineze theksoi gjate takimit se Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori