Plane për pushime? Zbuloni si do jetë moti 16 ditët e para të korrikut
Ju ka bezdisur vapa e madhe? Meterologët kanë një lajm shumë të mirë për ju.

Ndërsa nëse keni plane për plazh bëni mirë ti shtyni pasi moti nuk ju favorizon.

Sipas “Meteoalb”, periudha 2 - 9 Korrik do të ketë temperatura shume pranë vlerave tipike të Korrikut, ndërsa periudha 10 - 16 Korrik do të jetë më e nxehtë.

Parashikohet që ky 6-ditësh të ketë temperatura 3 - 4 grade C mbi vlerat normale të muajit Korrik.

Persë i përket reshjeve, 10-ditshi i parë i korrikut do ketë reshje të pakta, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit.

Por, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve afat-shkurtra me shira intensive në qytete të zonës së ulët dhe bregdetare. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori