Nëse keni bërë plane për fundjavën, bëni mirë të jeni të përgatitur, pasi moti nuk do te jete favorizues.
Sherbimi Meteorologji Ushtarak parashikon nje fundjave me mot te vranet dhe
reshje te vazhdueshme
shiu.
Keshtu pritet te nise e shtuna, por edhe dita e diele do te jete po njesoj, gjate te ciles nuk do te mungojne shtrengatat.
Dita e shtunë do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe
reshje shiu të herëpashershme me
intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e
jugut me
intensitet deri të lartë.
Duhet theksuar se në zonën e
jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me
intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me
reshje shiu të herëpashershme, me
intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Ju urojmë një fundjavë të mbarë!
Shtuar më 06/03/2020,
ora 14:50